[THIRRJE] Iniciativat rinore të lidershipit

final_liderski2.1„Lider është ai që e di, e tregon rrugën dhe shkon drejt saj“

„Të rinjtë munden“ për herë të dytë me rradhë realizojnë projektin „Iniciativat rinore të lidershipit“, me përkrahje nga Civika Mobilitas (projekt i agjencisë zvicrane për bashkëpunim dhe zhvillim), i prezentuar nga Ambasada Zvicrane në Republikën e Maqedonisë të cilën e realizojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Instituti i Suedisë për Administratë Publike, Këshilli Kombëtarë Rinor i Zvicrës dhe me bashkëpunim me SEED në Zvicër dhe Instituti për zhvillim individual dhe organizativ SIMBIOTKA.

Projekti ka për qëllim inspirimin e të rinjëve nga Maqedonia, në mënyrë që të vetëdijsohen për potencialin e tyre në sferën e lidershipit dhe të jenë faktorë aktiv në shoqërinë demokratike.

Projekti poashtu ju ofron mundësinë të rinjëve që të pajisen me aftësi për zhvillimin e tyre profesional, të zhvillojnë potencialin e tyre si lider, të mësojnë se si duhet të punohet në tim (grupe) dhe të bëjnë ndryshime pozitive në shoqëri.

Projekti ndahet në dy faza:

Kamp shtatëditorë për liderizëm:

Kampi do të realizohet nga data 5 deri më 11 maj në Ponikva të Osogovës. 20 të rinj nga Maqedonia do kenë mundësinë të jenë pjesë e këtij kampi, ku me ndihmën e trajnuesve të suksesshëm do arrijnë t’i zhvillojnë aftësitë e tyre të liderizmit dhe të marrin njohuri mbi pjesëmarrjen dhe aktivizimin rinor. Programi përmban reflekse dhe vetevaluim, punë individuale dhe grupore përmes së cilave pjesëmarrësit do t’i pronësojnë aftësitë e lidershipit (projekt menaxhment, aftësi komunikuese dhe të prezentimit, detektim të problemeve), të njejtat do të përdoren gjatë zgjidhjes së sfidave dhe problemeve.

Në rolin e ligjeruesit kryesorë është D-r Llazar Gjurov, njëri nga themeluesit të „Të rinjtë munden“, kryetar i SIMBIOTIKËS, profesor i lidershipit në Akademinë Ushtarake, profesor mbi aftësitë ndërpersonale të BAS, konsultant dhe trajner i lidershipit në disa firma mqedonase.

Të gjitha harxhimet në lidhje me këtë kamp (vendosja, ushqimi, transporti) janë të mbuluara nga ana e organizatorëve.

Realizimi i 3 iniciativave të liderizmit:

Gjatë kohës së këtij kampi pjesëmarrësit do të ndahen në tri grupe dhe në periudh prej tre muajve (qershor, korrik, gusht) do të punojnë në implementimin e iniciativës që do të mirret nga identifikimi i mëhershëm i sfidave. Gjatë këtyre tre muajve pjesëmarrësit do kenë mundësinë që direkt t’i praktikojnë aftësitë e fituara dhe të ndikojnë në të mirën e shoqërisë.

Çdo grup do të ketë mentor i cili do ti përkrahë ne procesin e planifikimit dhe realizimit të inicitivës.

Thirrja bëhet për:

Lider të rinj të moshës 17 – 22 vjeç, të cilët janë të gatshëm të punojnë për zhvillim individual dhe të kontribojnë për ndryshim pozitiv në shoqëri.
Gjatë kohës së implementimit të iniciativës, pjesëmarrësit duhet të jetojnë apo zhvendosen në Shkup
Afati i fundit për aplikim 20.04.2016 (23:59)

Gjithë të interesuarit mund të dërgojnë Cv-në dhe formën aplikative në [email protected]

E RËNDËSISHME: Të interesuarit duhet të paguajnë 900 den. për pjesëmarrjen në këtë projekt.

Për më shumë informata mund të na kontaktoni.

Personi për kontakt:
Marija Nikoloska
[email protected]