Make a change: Be a VOLUNTEER! Vol. 3

Make a change-AlbPër shkak të besimit në vullnetarizëm si mjet për nxitje të ndryshimeve shoqërore dhe zhvillimit personal, Youth Can – Младите можат për herë të tretë po organizojnë projektin  „Make a change: Be a VOLUNTEER! Vol. 3”.

Qëllimi i projektit është forcimi i shoqërisë përmes kyçjes së të rinjve në procesin e vullnetarizmit. Përvojat e mëhershme me këtë projekt na dëshmuan nevojën për kyçje më të madhe së të rinjve në aktivitete vullnetare, dhe kjo është motivimi kryesor që për herë të tretë të i ftojmë të rinjtë të marrin pjesë në projektin dhe përmes një seri trajnimesh të mësojnë për konceptim e vullnetarizmit, të mësojnë më tepër për atë se çka është udhëheqësia dhe puna ekipore,  të fitojnë aftësi për punë në tim që pastaj ata vetë, të ndarë në grupe, të iniciojnë ndryshim në bashkësitë e tyre. Natyrisht, gjatë këtij procesi, Youth Can – Младите можат do të jenë ata të cilët do të jenë këtu për të ju ndihmuar, përkrahur dhe ndarë përvojat e veta me ju.

Thirrja është për gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentë të moshës 16-22 vjeçare, të cilët kanë përvojë të vogël apo fare nuk kanë përvojë në sektorin qytetarë dhe në zbatimin e aksioneve vullnetare.

Nëse jeni të interesuar, mbusheni formularin për aplikim, të cilin mundeni ta gjeni në këtë link.

Afati për aplikim është deri më 24.11.2015, ora 23.59. Për këtë arye, mos humb kohë dhe dërgoje aplikacionin tënd qysh prej sot!

Ja çka të pret nëse paraqitesh

  • Moduli parë: “Vullnetarizmi dhe zhvillimi personal” 28-29 Nëntor
  • Moduli dytë: “Pune ekipore dhe aftësitë për teambuilding” 12-13 Dhjetor
  • Moduli tretë: “Detektimi i problemeve dhe planifikimi i iniciativave” 19-20 Dhjetor
  • Moduli katërt: “Implementimi i iniciativave vullnetare” Dhjetor – Mars

 Suksesi si duket është i lidhur me aksionin, dhe për atë paraqitu dhe përgatitu për aksion që pozitivisht do të ndikojë në bashkësinë tënde. Bën ndryshim, bëhu vullnetar!