Çliroje idenë dhe ndërmerr aksion

coverOJI2алб

Je lodhur më nga problemet shoqërore? Mendon se është e kot çfardo që bën? Por, a ke tentuar? Çliroje idenë dhe ndërmerr aksion!

‘Të rinjtë munden’ i fton të gjithë të rinjtë nga Maqedonia që të inicojnë ndyshime në shoqëri, duke marrë pjesë në garën ‘Çliroje idenë’.

Çfarë duhet të bësh për të qenë pjesë e garës?

• Formo një tim (grup) prej 3 deri 5 të rinj entuziastë prej moshës 16 deri 26 vjeç

• Flisni për sfidat të cilat ju tangojnë juve dhe rrethit tuaj

• Propozoni zgjidhje për to

• Formuloni një plan përmes së cilit do të veproni gjatë zgjidhjes së problemit, në një nga këto sferat:

  • Arsim dhe kulturë
  •  Zhvillim i shoqërisë civile
  • Toleranca dhe jodiskriminimi
  • Politikat rinore dhe të drejtat e qytetarëve
  • Mjedisi jetësor
  • Migrimi
  • Punësimi

Si të bëheni pjesë e garës?

Plotësoni fletëparaqitjen deri më 20.03.2016, ora 23:59.

Fletëparaqitjen mund ta gjeni në këtë link

Pasi të ketë kaluar afati i aplikimit për këtë garë, 5 grupet me idenë më relevante (rëndësishme), më inovative dhe më të arritshme për realizim, do të vazhdojnë në fazën tjetër të projektit, në të cilën do të bëhen takime me mentor dhe konsultime për zhvillimin e idesë.

Gjatë muajit prill, 5 grupet do të kenë mundësinë që para publikut dhe komisionit të prezentojnë idenë e tyre dhe t’i bindin për rëndësinë e zgjedhjes së problemit dhe për kreativitetin e idesë së tyre. Më pastaj do të votohet për idenë më të mirë duke pas parasysh këto pika:

  • Rëndësinë e idesë
  • Inovacionin e idesë
  • Realizueshmërinë e idesë

Grupi që do të merr më shumë vota do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e ‘Të rinjtë munden’ për realizimin e idesë dhe si shpërblim një udhëtim për gjithë grupin fitues.

Video më poshtë do t’u ndihmojë më lehtë si të mendoni alternativa për zgjedhjen e sfidave dhe problemeve në shoqëri.